ANE propozon masa emergjente për krizën e naftës në RMV

    Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë propozon një sërë masash për të zbutur krizën globale me naftën pas shpërthimit të luftës në Iran. Ndër masat e propozuara janë: kufizimi i kërkesës për karburant, ulja e kufirit të shpejtësisë në autostrada për 10 kilometra në orë, nxitja e përdorimit të transportit publik, sistemi tek-çift për automjete private si dhe puna nga shtëpia aty ku është e mundur. Edhepse Ministria për Energjetikë po shqyrton këto rekomandime, nga atje thonë se jo të gjitha mund të zbatohen

    “Puna nga shtëpia ligjërisht nuk është e mundur për të punësuarit në administratën shtetërore. Nxitja për përdorimin e transportit publik është një nga mënyrat për kursim, por nga ana tjetër, problem është se nuk ka transport publik kudo në shtet”, deklarun nga Ministria e Energjetikës. 

    • Puna nga shtëpia për administratën shtetërore, nuk është e mundur
    • Transporti publik është një nga mënyrat për kursim, por nuk ka kudo në shtet

    Një pjesë e qytetarëve thonë se është e nevojshme të fillohet me kursimin e karburanteve, ndërsa një pjesë mendojnë se nuk ka nevojë.

    “Kur nuk ka para, në çdo rast duhet të kursehet gjithçka, e sidomos me karburantin, të ecim pak në këmbë, ja tani unë po ec në këmbë. A ju kujtohet juve si më të moshuar sistemi tek-çift? Pra të kursehej, 50% e automjeteve pushonin një ditë, ndërsa ditën tjetër vozisnin të tjerët kështu“, tha një qytetar.

    “A kurseni? Aspak nuk kursej, absolutisht fare”, u shpreh një qytetar.

    “A kurseni? Jo, nuk ka para”, thotë qytatari.

    Rekomandimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vijnë pasi është rritur ndjeshëm çmimi i naftës dhe energjentëve të tjerë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Akuadukti i Shkupit i mbijetoi shekujve, sot mbytet nga mbeturinat

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët nuk iu gëzohen festave nga shtrenjtimet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë