Polici në Strumicë kërkoi ryshfet për të zgjidhur një grindje në mënyrë “paqësore”

    Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike – Departamenti për Hetime Penale, me procedurë të përshpejtuar, kundër K.Sh., oficer policie në Stacionin Policor të Strumicës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal. Ndaj tij, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masa sigurie.

    Sipas policisë, më 11.04.2026, rreth orës 09:00, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, K.Sh., pasi kishte marrë një kallëzim për prishje të rendit dhe qetësisë publike me elemente të sulmit fizik, ka ndërmjetësuar mes palëve, të cilat janë pajtuar që kallëzuesi t’i paguante palës së dëmtuar shumën prej 1.000 eurosh për tërheqjen e kallëzimit.

    Më pas, K.Sh. në mënyrë arbitrare e ka rritur këtë shumë edhe me 200 euro shtesë, duke i paraqitur si shpenzime të supozuara të procedurës.

    Nga shuma totale prej 1.200 eurosh, ai i ka dorëzuar palës së dëmtuar vetëm 700 euro, ndërsa 500 eurot e mbetura i ka mbajtur për vete, duke përfituar kështu përfitim pasuror të paligjshëm në vlerë prej 500 eurosh.

    Departamenti do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës disiplinore ndaj K.Sh. për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, si dhe do të shqiptojë masë të përkohshme – largim nga vendi i punës, deri në përfundimin e procedurës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: nëse Gruevski hyn në Maqedoni, do të dërgohet në burg

    Lajmi i rradhës

    LSDM paralajmëron hetim të detajuar për lidhjet afariste ndërmjet Orbanit dhe Mickoskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë