TREGU I PUNËS | Në RMV rritet puna në të zezë

    Fuqia punëtore qëpo largohet jashtë vendit për punësezonale apo të përhershme , plakja e popullsisë ,mospërputhja e ofertës dhe kërkesëssi dhe rritja e punësimit informal me një popullsijo të vogël që nuk është aktive në tregun e punës apo as kërkon punë dhe as e punësuar.Këto janë disa nga veçoritë e tregut të punës në Maqedoni. Sipas definicionit zyrtar, person i papunëështë i paraqitur në Agjencinë e Punësimit dhe kërkon punë në mënyrë aktive, është i aftë për punë dhe i gatshëm të pranojëçfarë do pune përkatëse dhe të përshtatshme që do të ofrojë Agjencia.

    Për uljen e papunësisë flasin edhe shifrat e më shumë se pesë viteve më parë ku në fund të vitit 2020 në vend ishin regjistruar mbi 156 mijë kërkues aktiv të punës.

    Gjithashtu nga viti 2017 deri në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i të punësuarve u rrit nga 668,958 në 706,165. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të papunëve ra nga 191,728 në 91,765 persona.

    Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Punësimit, numri i të papunëve të regjistruar ra në 88,661 në mars të këtij viti.Të dhënat tregojnë një rënie të vazhdueshme si të numrit të të papunëve ashtu edhe të kërkuesve aktivë të punës në tre muajt e parë të vitit.Në janar, u regjistruan 90,214 të papunë dhe 42,917 kërkues aktivë të punës, në shkurt 89,340 të papunë dhe 42,584 kërkues aktivë të punës, ndërsa në mars shifrat ishin 88,661 të papunë dhe 42,027 kërkues aktivë të punës.

    Sipas statistikave, numri i të papunëve në vitin 2025 u ul me 6.6 përqind krahasuar me vitin 2024, dhe shkalla e papunësisë tani është 11.5 përqind.

    Njëherësh të dhënat tregojnë se pjesa e punësimit informal është në rritje në vitin 2025 kur arrin në 94,847 persona, që është 11.5 përqind më shumë se një vit më parë. Pjesa më e madhe e të punësuarve informal është në bujqësi (48.5 përqind) dhe ndërtim (17.1 përqind).

    Megjithatë në 5-6 vitet e fundit gjithnjë sipas Entit Shtetëror të Statistikave mbeten të larta shifrat e punësimit në të zezë. Të dhënat tregojnëtregon se në vitin 2020 në Maqedoni kishte 107,766 qytetarë të punësuar në mënyrë informale.

    Ekspertët paralajmërojnë se rritja e joformalitetit të punës është sinjal i paqëndrueshmërisë për shkak të punës, besimit të ulët në institucione dhe mekanizmavepër kontroll dhe mbrojtje të punëtorëve.

    Sipas ekspertëve të tregut të punës, njerëzit pa arsim përballen me vështirësi shtesë në gjetjen e punësimit, pikërisht sepse janë të paarsimuar, dhe shumë prej tyre nuk janë në gjendje të vazhdojnë arsimimin e tyre, gjë që i bën ata kandidatë të vështirë për trajnime të mëtejshme që do t’u lejonin atyre të fitonin disa njohuri ose arsim profesional dhe të pranoheshin më lehtë në tregun e punës.

    Statistikat tregojnë se mbi 54 mijë të papunë nuk kanë përfunduar arsimin fillor dhe mbi 6000 kanë arsim të papërfunduar të mesëm, ndërsa mbi 21 mijë janë me arsim të mesëm.

    Sindikatave të Maqedonisë thotë se ulja e numrit të të papunëve mund të jetë edhe për shkak të fshirjes nga evidencat e personave që nuk janë regjistruar për gjashtë muaj, si dhe personave që kanë gjetur punë ose kanë shkuar për punë sezonale jashtë vendit.

    “Statistikat e papunësisë nuk pasqyrojnë situatën reale në tregun e punës.Ka shumë punëtorë të paregjistruar që punojnë ilegalisht dhe marrin paga me zarf.Kërkesa e pamjaftueshme në sektorin formal tregon një përqindje të lartë të ekonomisë informale”, thonë Sindikatat. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Qentë endacakë në Gostivar, alarm për sigurinë e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    TË VARFËR, EDHE PAS PESË VITESH!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë