Premtim për ulje dënimi, i burgosuri në Prilep bie pre e mashtrimit prej 890 mijë denarësh

    Një i dënuar në burgun e Prilepit ka raportuar se është mashtruar për 890 mijë denarë, pasi një person i kishte premtuar se do t’i ndihmonte për uljen e dënimit me burg, përcjell Nistori.

    Sipas raportit të dorëzuar në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Prilep, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit. I dënuari ka deklaruar se personi me inicialet K.K. e kishte bindur se ekzistonte një mënyrë për të ndërmjetësuar në uljen e dënimit, për çka ai i kishte dhënë para në disa raste.

    Pasi ka kuptuar se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e ka raportuar rastin në polici. Institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e të gjitha rrethanave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Helm për minjtë në ushqimin për foshnje – çfarë dihet?

    Lajmi i rradhës

    Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshje domosdo për president

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë