Shumica e viktimave në tragjedinë e Koçanit vdiqën nga monoksidi i karbonit

    Prokuroria në sallën e gjyqit në Idrizovë paraqiti gjetjet e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për viktimat e diskotekës “Puls” në Koçan. Sipas autopsisë, pjesa më e madhe e viktimave në diskotekën “Puls” në Koçan kanë vdekur me vdekje të dhunshme, si pasojë e asfiksisë nga helmimi dhe intoksikimi me monoksid karboni.

    Avokatja mbrojtëse e pronarit të “Pulsit”, Dejan Jovanov – Deko, kërkoi sërish që paraburgimi në burg t’i zëvendësohet me paraburgim shtëpiak, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

    “I lutem Gjykatës të tregojë pak njerëzi dhe humanizëm dhe vendimi të merret në mënyrë të paanshme, pa presionin e opinionit publik”, tha Ivana Kocevska, avokate e Jovanovit.

    • I lutem gjykatës të tregojë pak njerëzi dhe humanizëm

    Ndaj kësaj kërkese reaguan ashpër prindërit e viktimave të tragjedisë.

    – Turp. Lirojeni, ne t’ia japim dënimin.

    – lirojeni, ne do t’ia japim dënimin

    Sipas autopsisë një pjesë e viktimave kanë humbur jetën nga presioni në kraharor, gjë që tregon se janë shtypur në turmë, si edhe nga mungesa e ajrit dhe dëmtimi I rrugëve të frymëmarrjes nga temperatura e lartë. Gjyqi për tragjedinë në “Puls”, në të cilën humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, ka hyrë në fazën e paraqitjes së provave materiale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykatësi kushtetues, Kadriu: shfuqizimi i nenit 23 rrezikon statusin zyrtar të gjuhës shqipe

    Lajmi i rradhës

    540 gra humbën jetën nga kanceri i qafës së mitrës në RMV nga viti 2017-2023

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë