Gjyqi për rastin “IPARD”, një nga të akuzuarit pranon fajin

    Në seancën gjyqësore për keqpërdorimin e fondeve nga programi IPARD, njëra nga të akuzuarat, Jasmina Kostadinova, pranoi fajësinë, përkatësisht se kishte marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, ndërsa ishte e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë. Vendimi gjyqësor për të do të merret më 5 maj, ndërsa për të tjerët procedura do të vazhdojë.

    Në këtë rast të akuzuar janë ish-drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Bujqësisë, Ilija Stoilev dhe ish-deputeti dhe ministri në qeverinë e Lubço Georgievskit, Xhevdet Nasufi si drejtues i një kompanie, si dhe shtatë persona të tjerë.


    Sipas Prokurorisë, një personi zyrtar në pozitë drejtuese në Agjenci i ishte premtuar dhuratë në vlerë prej 50,000 eurosh, ndërsa tre personave të tjerë u ishin dhënë nga 5,000 euro për të shfrytëzuar ndikimin e tyre dhe pozitën zyrtare, me qëllim ushtrimin e presionit për marrjen e një vendimi që nuk duhej të merrej. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Mistrecat” e dalë kohe, shfaqen në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë