Aktgjykimi për tre policët në tragjedinë në Koçan do të shqiptohet më 5 maj

    Zjarri ka dëmtuar çatinë e ndërtesës / Image: Robert Atanasovski/AFP

    Me fjalët përmbyllëse dje para Gjykatës Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani – Kire Bogatinov, Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov. Në fjalimin përmbyllës Prokuroria kërkoi aktgjykim për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare dhe përfitim të dobisë pronësore, ndërsa mbrojtja vlerësoi se aktakuza është e pabazë dhe kërkoi lirim të të pandehurve. Aktgjykimi, siç njoftoi gjykata, do të shqiptohet më 5 maj, shkruan AIM, përcjell Nistori.

    Prokurorja publike Spasenka Andonova në deklaratë për mediat, pas seancës tha se edhe gjatë parashtrimit të propozimit të aktakuzës  Prokuroria ka diponuar me numër jo të mjaftueshëm të dëshmive materiale.

    “Nga analiza e dëshmive dhe të gjitha dëshmive të parashtruara dalin lëshimet e të pandehurve si nëpunës të policisë, të cilët kanë kontribuar që të realizohet dobia pronësore për subjektin juridik, i cili nuk është theksuar fare në procesverbalet nga konrollet”, tha Andonova.

    Ajo shtoi se të pandehurit nuk kanë vepruar konform me pjesët e aneks-planit, të cilët në mënyrë precize tregojnë se çfarë dokumetancioni duhte të sigurohet gjatë kontrollit akciz dhe kur duhet të legjitimohen në mënyrë adekuate.

    Lidhur me të pandehurin e tretë, Temellkov, Andonova theksoi se ai si komandant ka pasur njohuri për atë se cili subjekt juridik e menaxhon objektin.

    “Nga shkrimet e Ministrisë së Ekonomisë, të mblehdura që para kontrolleve aksionale, del qartë se me klubin “Puls” ka menaxhuar një subjekt tjetër juridik, ndërsa jo ai kundër të cilit është ngritur porocedurë penale”, theksoi prokurorja suke shprehur bindje se gjykata do të shqiptojë dënimin.

    Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkoi lirimin e të gjithë të pandehurve. Avokati mbrojtës Goce Ristov vlerësoi se Prokuroria nuk bëri korrigjim, por më tepër një ndryshim në propozimin e aktakuzës.

    “Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë nga e cila del se cila normë ose akt nënligjor i përgjithshëm është shkelur, as nuk përcaktoi përgjegjësi midis të pandehurve”, deklaroi Ristov, duke shtuar se policia veproi plotësisht në përputhje me planin e veprimit dhe planin shtesë.

    Avokati mbrojtës Robert Markov gjithashtu theksoi se nga deklaratat e dëshmitarëve rrjedh se policia nuk ka autorizim për të kërkuar ose kontrolluar licencat e punës.

    “Licenca lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe kontrollohet nga ISHT, jo nga Ministria e Punëve të Brendshme. Plani shtesë rendit një vendim pune ose status aktual, me të gjitha të dhënat relevante në lidhje me personin juridik”, tha Markov, duke theksuar se edhe vetë licenca nuk përmban të dhënat e nevojshme për veprimin e policisë.

    Lajmi Paraprak

    Frazat që si prind nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës së madh

    Lajmi i rradhës

    Waitz thotë se RMV ka stagnuar në reforma, ndërsa Mickoski pret përgjigje pozitive nga Brukseli

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë