Barcelona feston titullin e 29-të në La Liga

    Barcelona ka siguruar titullin e kampionit në La Liga pas fitores 2-0 ndaj Real Madrid në El Clasico, të zhvilluar në Spotify Camp Nou.

    Katalanasit e mbyllën llogarinë e titullit në një ndeshje vendimtare, ku dominuan dhe administruan me qetësi avantazhin gjatë gjithë sfidës. Pas vërshëllimës së fundit, në Camp Nou shpërtheu një festë e madhe, me tifozë dhe lojtarë që festuan gjatë gjithë natës kurorëzimin si kampionë të Spanjës.

    Në stadium u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e ngritjes së trofeut të La Ligas, ku skuadra katalanase ngriti kupën përpara mijëra tifozëve, duke vulosur një sezon të suksesshëm në mënyrë spektakolare.

    Fitorja u arrit falë golave të Marcus Rashford dhe Ferran Torres, të cilët vendosën fatin e El Clasicos dhe të gjithë kampionatit.

    Ky është titulli i 29-të në histori të La Ligas për Barcelonën, duke konfirmuar edhe një herë dominimin e klubit në futbollin spanjoll.

    Ndërkohë, ky është titulli i dytë radhazi për trajnerin Hansi Flick, i cili vazhdon të shkruajë histori në krye të skuadrës katalanase. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Produktet që shënuan rritje më të madhe të çmimeve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Si Europa po nxiton për të ndërtuar armët me kosto të ulët?

    Bashkohu

    Informohu në kohë