INDIFERENTI

    Poezi nga: José Hierro
    Përktheu: Aurel Plasari

    Tani do të jemi të lumtur
    kur asgjë ç’të presim s’ka.

    Le të bien gjethet e thara
    le të çelin lulet e bardha,
    pa çka!

    Le të ndrijë dielli në qiell
    Le të bjerë shiu mbi xham
    A s’janë të gjitha gënjeshtra
    të vërteta të gjitha a s’janë?
    Le të mbretërojë mbi botë
    pranvera që vdekje s’ka
    le të marrë të tatëpjetën jeta
    pa çka!

    Le të ketë melodi endacake
    pa çka!

    Ç’na hyjnë në punë meloditë
    kur asgjë ç’të këndojmë s’ka.

    Lajmi Paraprak

    Rrjeti global, çelësat lokalë / Kush e kontrollon internetin tuaj?

    Lajmi i rradhës

    NHCI 2026: RMV mes 20 vendeve të fundit në botë për cilësinë e shëndetësisë

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë