Presidenti kroat: Vuçiq po e frikëson popullin e vet për një aleancë shqiptaro-kroate kundër Serbisë

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se “do të ishte komike nëse nuk do të ishte shqetësuese” fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdimisht po e frikëson popullin e tij duke pretenduar se Kroacia po krijon një aleancë ushtarake kundër Serbisë.

    “Presidenti i shtetit fqinj nuk heq dorë nga frikësimi i qytetarëve të tij me perspektivën e një sulmi të Kroacisë dhe shqiptarëve ndaj Serbisë. Kjo do të ishte komike, po të mos ishte në të vërtetë e papërgjegjshme dhe shqetësuese”, tha Milanoviq në një akademi solemne me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Kroacisë.

    Ai shtoi se, duke qenë se këto deklarata vijnë nga kreu i shtetit, njerëzit pyesin nëse ato janë të vërteta, shkruan index.hr.

    “E di që është e vështirë të shpjegohet dhe të justifikohet vazhdimisht, por e bëj për njerëzit tanë, dhe pjesërisht edhe për serbët, që të kuptojnë se për çfarë lloj sjelljeje joserioze bëhet fjalë”, tha presidenti kroat.

    Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, vitin e kaluar ka nënshkruar me homologët nga Shqipëria dhe Kosova deklaratën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

    Pas kësaj, Vuçiq filloi të akuzojë Zagrebin se po krijon një aleancë ushtarake me Tiranën dhe Prishtinën kundër Beogradit.

    Lajmi Paraprak

    Biznesi dhe drejtësia, dy drejtimet më të kërkuara në RMV

    Lajmi i rradhës

    Gruevski u bë hungarez në vitin 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë