Afër 36 mijë familje në RMV janë shfrytëzues të ndihmës minimale

    Në Maqedoninë e Veriut 35 950 kryefamiljar janë janë shfrytëzues të ndihmës sociale, ndërsa 76 250 persona janë shfrytëzues të mbrojtjes sociale.

    “Shfrytëzues të mbrojtjes sociale, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 16 743 persona të mitur dhe 59 507 persona të rritur”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 50.3 përqind e të rinjve që marrin mbrojtje sociale marrin shërbimet e punës sociale, ndërsa te të rritur kjo përqindje arrin në 84.6 përqind.

    Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 40 institucione-shtëpi për persona të rritur, 125 shoqëri tregtare (pronësi private) për punësimin e invalidëve, një institucion për përkujdesje të fëmijëve me probleme sociale-edukuese e sjellje jo të mirë, 3 institucione për akomodim të persona me pengesa trupore e mendore dhe tre institucione për akomodim të fëmijëve dhe të rinjve pa prindër dhe përkujdesje prindërore.

    Te 40 shtëpitë për persona të rritur janë akomoduar 2 136 shfrytëzues.

    Lajmi Paraprak

    Për herë të parë, trafiku i AI tejkalon trafikun njerëzor në internet

    Lajmi i rradhës

    27 kredi në ditë, tregu i banesave mbetet aktiv në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë