Përfundoi procesi i votimit në Kosovë

    Në të gjithë vendin janë mbyllur qendrat e votimit, duke përmbyllur procesin zgjedhor të ditës.

    Pas një procesi që ka zgjatur nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës në qendrat përkatëse.

    Institucionet përgjegjëse pritet të nisin së shpejti procedurat e numërimit të votave dhe publikimin e rezultateve preliminare.

    Procesi është zhvilluar në përgjithësi pa probleme të mëdha, sipas informacioneve të para nga terreni.

    Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në zgjedhje kishin 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë votuan 22,685 qytetarë të rinj.

    Procesi zgjedhor u zhvillua në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën.

    Lajmi Paraprak

    Gen. Z / “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

    Lajmi i rradhës

    OBSh: 860 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i pasigurt, 1.5 milionë humbin jetën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë