Pse Talat Xhaferi nuk e mblodhi asnjëherë Komisionin për Përfaqësim?

    Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari, konfirmoi se Komisioni për ndjekjen e përfaqësimit, i formuar në Kuvend si rezultat i marrëveshjes politike mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, nuk ka mbajtur asnjë seancë që nga konstituimi i tij më 11 nëntor 2024. Në një intervistë për Alsat, Ajdari tha se pas seancës konstituive nuk është zhvilluar asnjë mbledhje tjetër e këtij komisioni. E pyetur nëse mungesa e aktiviteteve nënkupton dështimin e komisionit, ajo tha se nuk e konsideron atë si të dështuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një komision joformal në Kuvend.

    Semra Jakupi: Një komision për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat u formua si rezultat I marrëveshjes politike BDI-VMRO DPMNE dhe në këmbim deputetët e Frontit Evropian votuan ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Përveç seancës konstituive më 11 nëntor 2024, ky komision a ka mbajtur më ndonjë seancë tjetër?

    Rina Ajdari: Jo, prej atij momenti nuk ka mbajtur.

    Semra Jakupi: Ky komision drejtohet nga z. Talat Xhaferi dhe në seancën konstituive ai tha se detyrë e këtij komisioni do të jetë që të përgatis raporte vjetore mbi gjendjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucion. Asnjë seancë e thirur, I bie kjo që dështoi ky komision?

    Rina Ajdari: Jo, nuk është se dështoi por unë thash që është një komision jo formal në Kuvend.

    Semra Jakupi: Nëse jeni kaq të shqetësuar për përfaqësimin përse ky komision asnjëherë nuk është mbledhur, nuk kambajtur asnjë seancë të vetme?

    Rina Ajdari: Absolutisht që jemi të shqetësuar për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Po, është e vërtet dhe nëqoftëse na keni ndjekur me vëmendje edhe mund ta konkludoni edhe ju po edhe të gjithë opinioni, nëqoftëse nuk ka pasur seanca komisioni kemi pasur në konferenca për shtyp, kemi pasur dalje, kemi pasur fjalime”.

    Hajdari tha se Fronti Evropian do të angazhohet për bllokimin e ligjit, duke vlerësuar se ai nuk ka bazë të mjaftueshme juridike. Ajdari sqaroi se amendamentet do të shërbejnë për të argumentuar para opinionit publik se çfarë ndryshimesh i nevojiten ligjit për të qenë funksional dhe në përputhje me qëllimin që proklamon Qeveria.

    “Do ta bllokojmë  ligjin me të gjitha mekanizmat të cilat na e mundëson rregulorja e punës së Kuvendit, do ta bllokojmë megjithatë do të intervenojmë me amandamente. Ato do ti kemi për ta argumentuar përpara opinionit se çfarë realisht I duhet këtij ligji për të qenë i kirëfilltë ashtu siç e proklamon dhe ashtu siç e shet kjo Qeveri. Ligji  nuk ka bazë juridike dhe kjo ëshë shumë e qartë. Do të intervenojmë..ka një dispozitë, është dispozita 6 e këtij ligji e cila thot që përkatësia etnike, deklarimi I përkatësisë etnike do të bëhet në mënyrë vullnetare megjithatë përkatësia etnike do të mund të verifikohet  në bazë të emrit të individit I cili gjindet në letërnjoftim ose në një dokument tjetër zyrtar. Megjithatë, është e pamundur dhe e kemi thënë hapur në opinion që përkatësia etnike mund të verifikohet përmes emrit, pothuajse është e palogjikshme”, tha deputetja e Frontit Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Mandati i Rashiqit dhe kriza e përfaqësimit serb në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Klekovski sfidon planin e Mickoskit: së pari spitalet në Tetovë e Shtip, pastaj Qendra Klinike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë