Italia integron Inteligjencën Artificiale në të gjitha nivelet e arsimit

    Integrimi i Inteligjencës Artificiale (Al) në të gjitha nivelet e arsimit u njoftua sot nga Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara.

    Sa i përket shkollave fillore, disa përpjekje kanë filluar tashmë për t’i mësuar fëmijët me algoritmet, sipas ministrit.

    “Në shkollat e mesme, prania e Al do të jetë e dukshme”, shtoi Valditara.

    Ministria italiane e Arsimit ka vendosur të ndajë 100 milionë euro për nevojat që lidhen me mësimdhënien e Al dhe 200 milionë euro të tjera për trajnimin e mësuesve, duke u përqendruar në parandalimin e rreziqeve që lidhen me këtë realitet të ri.

    Së fundmi, me vendim të qeverisë italiane, po forcohet kërkimi universitar për zhvillimin e mëtejshëm të Al, duke u përqendruar në mbikëqyrjen njerëzore dhe me qëllimin kryesor shërbimin e nevojave të qytetarëve. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    A duhet RMV-ja të ndjekë modelin e BE-së për rregullat e reja të pagave?

    Lajmi i rradhës

    TË MENDOSH PËR KOHËN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë