Çka duhet të bëni para nisjes në udhëtim?

    Para nisjes në udhëtim, shumë shoferë nuk arrijnë të bëjnë një kontroll të plotë të automjetit, por ekspertët theksojnë se edhe disa minuta para nisjes mund të bëjnë dallim të madh për sigurinë në rrugë.

    Sipas një artikulli të publikuar nga Revija HAK, edhe pse automjetet moderne kanë sensorë që informojnë për vajin e motorit, presionin e gomave dhe lëngjet e ndryshme, teknologjia nuk mund të zëvendësojë një kontroll bazik fizik të makinës.

    Çfarë duhet të kontrolloni menjëherë para nisjes

    Ekspertët rekomandojnë që para se të niseni në udhëtim të bëni këto hapa të shpejtë:

    kontrolloni dritat dhe sinjalizimin e automjetit (fenerët, dritat e frenimit dhe sinjalet)

    verifikoni presionin dhe gjendjen e gomave

    sigurohuni që keni pajisjet e detyrueshme të sigurisë në makinë (trekëndëshin, jelekun reflektues, ndihmën e parë etj.)

    kontrolloni nëse keni karburant të mjaftueshëm

    merrni me vete ujë të pijshëm dhe sigurohuni që telefoni është i karikuar

    Kontrolli i shpejtë i automjetit

    Gjithashtu theksohet se nëse keni vetëm pak minuta para nisjes, mund të bëni një rreth rreth makinës dhe të kontrolloni vizualisht gjendjen e gomave për çarje, dëmtime ose deformime.

    Gjithashtu rekomandohet hapja e kapakut të motorit herë pas here për të kontrolluar:

    nivelin e vajit të motorit

    nivelin e ftohësit (antifrizit)

    shenja rrjedhjesh ose dëmtimesh

    Këshilla për siguri në rrugë

    Ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se edhe një kontroll i shkurtër para udhëtimit mund të parandalojë defekte serioze gjatë rrugës dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë e udhëtarëve.

    Në rast se shoferi vëren ndonjë problem që nuk mund ta rregullojë vetë, rekomandohet të mos niset pa kontroll teknik dhe të kërkojë ndihmë profesionale. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Operacioni i fshehtë i ShBA-së për bartjen e uraniumit sovjetik jashtë Kazakistanit

    Lajmi i rradhës

    Lirinë apo bukën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë