Britania e Madhe ndalon rrjetet sociale për personat nën 16-vjeç

    Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se personave nën 16-vjeç do t’u ndalohet qasja në të gjitha aplikacionet kryesore të rrjeteve sociale.

    “Qeveria gjithmonë ka të bëjë me zgjedhjet dhe për mua është e qartë se një ndalim i plotë është zgjedhja e duhur”, tha Starmer.

    Ai shtoi se rrjetet sociale po i bëjnë fëmijët të pakënaqur dhe po krijojnë hapësirë për ngacmim dhe abuzim, ndërsa dëmtojnë gjithashtu shëndetin e tyre mendor.

    Starmer potencoi përmbajtjen e rrezikshme ndaj së cilës fëmijët po ekspozohen.

    “Nuk jam i përgatitur të bëj kompromis për sigurinë dhe lumturinë e fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja pse ky ndalim duhet të ndodhë dhe kjo është arsyeja pse ky ndalim do të ndodhë”, nënvizoi kryeministri.

    Sipas tij, produktet që nuk mbulohen nga ndalimi i përgjithshëm, siç janë platformat e lojërave, do të duhet t’i parandalojnë fëmijët të komunikojnë me të huajt.

    Starmer tha se mundësia që disa fëmijë të gjejnë mënyra për të anashkaluar ndalimin nuk duhet të jetë një arsye për të mos e pranuar atë. /AA/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet më shtrenjtë pë 5.8% – Paga më të larta, por shporta shtrenjtohet

    Lajmi i rradhës

    Shkupi dhe Pollogu udhëheqin valën e re të ndërtimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë