Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin për emrat shqiptarë të rrugëve në Tetovë

    Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës nr. 07-766, të datës 24.04.2007, e cila ishte dorëzuar nga Bashkimi i Luftëtarëve të Lëvizjes Komunale të Tetovës më 11.02.2025, dhe të shfuqizojë këtë vendim, të cilin iniciuesit e konsiderojnë të kontestues. Këtë e bëri të ditur Darijan Sotirovski përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Nistori.

    “Në vitin e largët 2007, me votat e këshilltarëve nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Këshill, duke shkelur ligjin, u zëvendësuan emrat e heronjve maqedonas dhe të heronjve të koalicionit antifashist botëror. Ky veprim pasqyroi mungesë respekti ndaj Kushtetutës dhe ndaj themelit të padiskutueshëm antifashist të shtetit. Jam i bindur se shumë nga gjërat që po na ndodhin ose na kanë ndodhur janë rezultat i lejimit dhe dorëzimit tonë kolektiv. Besoj se secili prej nesh mund të japë një kontribut shumë më të madh për të mirën e përbashkët”, ka deklaruar Sotirovski.

    Që nga viti 2007, Komuna e Tetovës ka përdorur emërtimet e rrugëve të miratuara atë vit, ndërsa institucionet qendrore kanë vazhduar të përdorin emërtimet e përcaktuara në periudhën kur Maqedonia ishte pjesë e sistemit shtetëror socialist të ish-Jugosllavisë.

    Lajmi Paraprak

    8 vjet në pushtet janë boll!

    Lajmi i rradhës

    Mbi 600 mijë euro kamata për ambulancat modulare që u ndërprenë pas tragjedisë në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë