PThP Shtip kërkon që profesoreshës së dyshuar për shitje notash t’i merren pasaporta dhe e drejta e ligjërimit

    Fotografia është krijuar me ndihmën e Intelegjencës Artificiale (IA) për të ilustruar artikullin

    Profesoresha e dyshuar për shitjen e notave nuk duhet të ligjëron, ndërkohë duhet të merren edhe disa masa tjera sigurie, propozoi Prokuroria Themelore Publike në Shtip, përcjell Nistori.

    “Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një banori 38-vjeçar të Koçanit, i dyshuar për vepër penale – Marrje ryshfeti sipas nenit 357, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, raportoi Prokuroria, duke kërkuar nga gjykata që profesoreshës t’i merret pasaporta, e drejta e ligjërimit dhe të mos ketë kontakt me studentët.

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të hënën, nëpunësit policorë të SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”.

    “Më parë, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar në një provim të cilin do ta jepte me datë 29.06.2026″, njoftoi MPB.

    Gjithashtu, janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit dhe K.M. i janë dorëzuar tre kartëmonedha prej 100 eurosh, të cilat janë përpunuar në mënyrë krimo-teknike.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët: nga rikonstruimi i Qeverisë nuk presim asgjë të re

    Lajmi i rradhës

    Aziri: Qeveria krijon iluzionin se po lufton lojërat e fatit, por po e forcon industrinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë