Punonjësi i Universitetit të Tetovës dyshohet se përvetësoi rreth 55 mijë euro nga studentët

    Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër A.Z., punonjës i Universitetit Shtetëror të Tetovës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, si dhe për falsifikim dokumentesh.

    Sipas Policisë Financiare, me këto veprime i dyshuari ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme 3.362.272 denarë, ose pothuajse 55 mijë euro, ndërsa për të njëjtën shumë ka dëmtuar buxhetin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

    “Për të fshehur përvetësimin e kundërligjshëm të mjeteve financiare dhe gjurmët e veprës penale, i dyshuari ka përgatitur fatura të falsifikuara për pagesa të pretenduara të kryera përmes aplikacionit E-pay, të cilat ua ka dorëzuar studentëve si dëshmi pagese. Për përgatitjen e tyre ai ka përdorur të dhëna, përfshirë edhe kodin QR, nga një faturë autentike për një pagesë të realizuar përmes E-pay me kartelën bankare të motrës së tij. Më pas, ai e ka modifikuar faturën duke ndryshuar të dhënat për paguesin, shumën dhe datën e pagesës, dhe ua ka dorëzuar studentëve si faturë të vlefshme. Studentët, duke besuar se pagesa ishte kryer, i kanë ngarkuar faturat në sistemin elektronik dhe njëkohësisht i kanë dorëzuar në shërbimin studentor si dëshmi pagese”, njofton Drejtoria e Policisë Financiare. /Nistori/

    *Burimi: 360

    Lajmi Paraprak

    Rriten ndjeshëm çmimet e qirave në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    Futbolli bashkon, pushteti përvetëson

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë