PETRIT VASILI
Edi Rama e ka degraduar reformën territoriale në pazar të gjësë gjallë. Në këtë moment, pas reagimeve kundërshtuese, Rama ka hapur pazarin e blerjes së këshilltarëve dhe kryetarëve që ata të pranojnë publikisht se janë shumë të “gëzuar dhe të lumtur” që po shkrihen bashkitë dhe ata së bashku me to.
Një neveri, që vetëm Edi Rama mund ta bëjë duke i poshtëruar e përdhosur rilindasit në sytë e njerëzve.
Këta njerëz pa dinjitet dhe karakter shiten si legena dhe presin në besë qytetarët, që i votuan.
Tashmë Edi Rama i është vërsulur tepsisë së territoriales që ta hajë dhe ta shqyejë të gjithën, që nga votat e deri tek pasuria më e fundit. E sigurt është që pas rrëmbimit mafioz të territoriales nuk ka më pushtet lokal, por sundim absolut të narkomafies së zyrës kryeministrore.
E sigurt është që pastrimi i parave do të jetë e vetmja veprimtari e qeverisë. E sigurt është që shpopullimi do të vazhdojë deri në zhbërjen e vendit dhe mbushjen me lloj e soj indianësh, vietnamezë, bangladeshas e dreqi me të bir.
E sigurt është që edhe shqiptarët që do të mbeten do të ndihen të huaj dhe të tepërt në vendin e tyre.
E sigurt është që vetëm kriminelët dhe trafikantët do të jenë të lumtur sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në botë ku ata qeverisin vetë. E sigurt është që pasuritë natyrore do të betonohen e masakrohen pa kthim nga lloj horrash, që do pastrojnë paratë.
E sigurt është që rendin publik do ta vendosin kriminelët dhe jeta e shqiptarëve do të jetë peng i tyre. Territorialja është akti final i tragjedisë që po luhet në kurriz të shqiptarëve. Panorama






