Midhje Sote

    Kjo recetë ka origjinë Franceze nga vetë emri sauté dhe është një teknikë e veçantë e përgatitjes së midhjeve në tigan.

    Midhjet mund t’i shijoni të ziera të pjekura os etë skuqura dhe të kaloni një vakt të shkëlqyeshëm.

    Por ndër këto receta e mënyra përgatitje, vendin e parë e zënë midhjet sote, ose midhjet me lëng.

    Kjo recetë ka origjinë Franceze nga vetë emri sauté dhe është një teknikë e veçantë e përgatitjes së midhjeve në tigan.

    Nëse i keni provuar me siguri e mban mend shijen e mirë dhe lëngun plot aromë që midhjet e tiganit lëshojnë.

    Do ju duhen shumë pak përbërës dhe do të provoni një nga recetat më të rafinuara e të shijshme të kuzhinës botërore.

    Përbërësit

    500 gr midhje
    1 domate
    1 thelbi hudhër
    Kripë
    Vaj ulliri
    Bukë e thekur

    Përgatitja

    Lani dhe pastroni mirë guackat e midhjeve në mënyrë që të largoni çdo papastëri që ato kanë në sipërfqe.
    Më pas në një tigan të thellë ose tenxhere shtoni pak vaj ulliri, 1 thelbi hudhër dhe domaten e grirë hollë.
    Lërini të skuqen derisa të nxehet vaji e më pas vazhdoni duke hedhur midhjet.
    Shtoni pak kripë dhe mbulojini me kapak duke i trazuar herë pas here.
    Mos harroni ti trazoni herë pas here dhe kur te jeni hapur të gjitha hidhini në një enë të thellë bashkë me lëngun që kanë lëshuar.
    Lëngun e midhjeve mund ta shoqëroni me bukë të thekur për më shumë shije./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Amerika nuk e kuptoi asnjëherë Afganistanin

    Lajmi i rradhës

    Midis pacientit dhe shkrimtarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë