Qeveria i kërkon Kitanoviqit ta tërheqë deklaratën për Mlladiqin, në të kundërt pritet dorëheqja e tij

    Qeveria e RMV distancohet nga postimi i drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, kushtuar Ratko Mlladiqit dhe njoftoi se do t’i kërkojë atij ta tërheqë qëndrimin e tij. Nëse nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, nga Kitanoviqi pritet të japë dorëheqje nga funksioni që ushtron, përcjell Nistori.

    “Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht”, njoftoi Qeveria në reagimin ndaj postimit të Kitanoviqit. Nga Qeveria theksojnë se Ratko Mlladiq është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

    Qeveria vlerëson se qëndrimi i Kitanoviqit është personal dhe i papranueshëm, dhe se bartësit e funksioneve duhet t’i respektojnë politikat dhe qëndrimet e institucionit në të cilin punojnë.

    “Voluntarizmi është i papranueshëm dhe Qeveria do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

    Nëse ai nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, ata thonë se presin që ai të tërhiqet nga pozita që ushtron.

    Lajmi Paraprak

    Plazhet në Strugë e Ohër pa roje, të rinjtë nuk e duan më bilbilin e shpëtimtarit

    Lajmi i rradhës

    Aflatoksina në qumështin kosovar, çfarë është dhe sa rrezik paraqet për shëndetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë