Sela: po përgatitemi të dalim të vetëm në zgjedhje

    Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

    Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.

    Ai shtoi se LSh-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet.

    Mes tjerash theksoi se si parti politike synojnë që të dalin forca e parë politike në kampin shqiptar.

    Lajmi Paraprak

    Mijëra punëtorë mbeten me 26 mijë denarë, Qeveria ende kërkon formulën për pagën minimale

    Lajmi i rradhës

    Ethet e Nilit Perëndimor nxjerrin në pah dobësitë e sistemit shëndetësor në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë