Antikorrupsioni hap rast për konflikt të mundshëm interesi lidhur me festën e pavarësisë

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) nuk ka hapur rast për financimin e plotë nga Lotaria Shtetërore të festimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Nga KShPK-ja sqarojnë se rasti i hapur me votim ka të bëjë vetëm me një konflikt të mundshëm interesi të Nikolçe Micevskit, anëtar i komisionit që miratoi programin e festimit dhe që më pas u paraqit edhe si pjesëmarrës në të, në kuadër të performancës së José Carreras, përcjell Nistori.

    Kryetari i KShPK-së, Adem Çuçulj, deklaroi për „Sloboden Peçat“ se Komisioni Kundër Korrupsionit po shqyrton edhe aspekte të tjera të organizimit të festës, por se për to deri më tani nuk është hapur asnjë rast.

    KShPK-ja e hapi rastin pas artikullit të „Sloboden Peçat“ me titull: „Edhe kontraktues, edhe kryetar i Komisionit për përzgjedhjen e kompanisë për festimin: A ka Nikollçe Micevski konflikt interesi?“.

    Sipas artikullit, Nikollçe Micevski ishte kryetar i komisionit të jashtëm që përzgjodhi ofertën e vetme të dorëzuar për organizimin e festës së pavarësisë, atë të kompanisë „Stardust“. Thirrja publike ishte e hapur deri të premten, ndërsa vetëm tri ditë më vonë u njoftua se interpretuesi kryesor që do të performonte më 8 shtator ishte David Guetta.

    Opozita, për të tretën ditë me radhë, i ka bërë thirrje Komisionit Kundër Korrupsionit që të hapë një rast për financimin e plotë të ngjarjes, e cila kushtoi 4,8 milionë euro. Megjithatë, deri më tani një rast i tillë nuk është hapur.

    Lajmi Paraprak

    TIFF ODA 2026 nis edicionin e 15-të në Tetovë, “Dua” i Blerta Bashollit sonte hap festivalin

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në RMV do të mund ta blejnë stazhin që u mungon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë