Lija e dhenve rrezikon blegtorët e Sharrit, kërkojnë urgjentisht vaksina

    Shoqatat e bujqve të Sharrit dhe të Kumanovës, shprehën sot revoltën e tyre kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit e Veterinarisë për mos furnizimin me vaksina kundër lisë së dhenve. Thonë se nëse nuk ndodh vaksinimi, humbjet do jenë shumë të mëdha.

    “Ne gjithnjë e më shumë kemi kërkuar të bëhet vaksinimi, por nga ana e drejtorisë së AUV-së na dhanë që do ketë brenda dhjetë ditësh por kjo nuk u bë. Kjo rrezikon përhapjen e sëmundjes në mënyrë shumë të shpejtë dhe asgjësimin e gjithë dhenve në vendin tonë”, Deklaroi Naser Xhemaili, Blegtor.

    “Humbjet edhe në këtë moment janë shumë të mëdha , jo vetëm për blegtorët por për gjithë ekonominë e vendit, andaj apeloj të bëhet analiza afatgjate, çka ndodh nëse kemi eksport më të madh të deleve dhe çka ndodh tani në moment.”, u shpreh Milena Veliçkoviq, Shoqata e blegtorëve, Kumanovë.

    Në mungesë të vaksinave, blegtorët sot në takim me drejtuesit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, kërkuan ndihmë në drejtim të parandalimit të qarkullimit rreth vijës kufitare me Kosovën ku sëmundja është e përhapur.

    “Bashkë me policinë kufitare do angazhohemi me masa të përforcuara për lëvizjen e kafshëve, njerëzve por edhe mjeteve motorike sepse që të gjitha këto janë mundësi për bartjen e sëmundjes”, tha Millorad Andrijeski, Paku Kombëtar “Mali Sharr”.

    Në Maqedoninë Lindore, mbi dhjetë mijë dele kanë ngordhur nga lija e dhenve./Alsat

    Lajmi Paraprak

    11 vjet zvarritje, autostrada Kërçovë-Ohër ende e papërfunduar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë