Kreditë në RMV rriten më shpejt se kursimet në banka, qytetarët po marrin gjithnjë e më shumë borxhe

    Kreditimi në vend vazhdon të rritet, me ritëm më të shpejtë se depozitat në banka. Në shtator, kreditë e përgjithshme shënuan rritje vjetore prej 14,1 për qind. Rritja vërehet si te qytetarët, veçanërisht te kreditë për banim, ashtu edhe te ndërmarrjet.

    Sipas të dhënave të Bankës Popullore në shtator numri  i kredive të përgjithshme u rrit për 14,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raport me muajin gusht rritja ishte 1,3 për qind. Te qytetarët rritja më e madhe u regjistrua te kreditë për banim, të cilat u shtuan për 16,1 për qind në nivel vjetor. Kreditë konsumatore u rritën për 12,4 për qind ndërsa kreditë e përgjithshme për ekonomitë familjare shënuan rritje prej 12,7 për qind. Rritje e lartë u regjistrua edhe te ndërmarrjet. Kreditë për bizneset u shtuan për 15,7 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Sipas Bankës Popullore kjo rritje erdhi kryesisht nga kreditimi në denarë, por u rritën edhe kreditë në valutë të huaj. Përveç kreditimit, në sistemin bankar janë shtuar edhe depozitat, në shtator ato u rritën për 9,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Depozitat e qytetarëve shënuan rritje me të njëjtën normë, ndërsa ato të ndërmarrjeve u shtuan për 8,6 për qind.

    14,1% Rritja vjetore e kredive të përgjithshme. 16,1% Rritja vjetore e kredive për banim. 9,2%  Rritja vjetore e depozitave të qytetarëve. – BPRMV

    Në fund të shtatorit, kreditë e papaguara të qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave arritën në rreth 9,87 miliardë euro, sipas të dhënave të raportuara për këtë periudhë. /Alsat

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet në Serbi, “Tani nuk është kohë për frikë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë