Studentët në Beograd paralajmërojnë qytetarët: shmangni vendet me prani të shtuar të policisë dhe personave me rroba civile

    Studentët pjesëmarrës në bllokadë u kanë bërë thirrje qytetarëve të Beogradit që të shmangin grumbullimet në zonat ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave me rroba civile. Paralajmërimi vjen në një kohë kur forca shtesë policore, përfshirë pjesëtarë të Xhandarmërisë, janë dislokuar në qendër të kryeqytetit serb, në ditën e zgjedhjeve, përcjell Nistori.

    “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Beogradit që të mos grumbullohen pranë vendeve ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave me rroba civile. Le të qëndrojmë të sigurt, paqësorë dhe dinjitozë deri në fund”, deklaruan studentët pjesëmarrës në bllokadë.

    Në deklaratën e tyre, studentët nuk kanë specifikuar vendndodhje të caktuara dhe as nuk kanë sqaruar se kujt i referohen me termin “persona me rroba civile”, raporton portali serb Nova.rs.

    Xhandarmëria pranë Komisionit Republikan Zgjedhor – Kolona policore mbërrijnë në Parkun Pionirski

    Sipas raportimeve të mëhershme të Nova.rs, gjatë gjithë ditës është vërejtur prani e shtuar e forcave policore në disa zona të qendrës së Beogradit.

    Automjete policore janë parë pranë Pallatit të Vjetër (Stari dvor), ndërsa kolona të tjera policore kanë mbërritur në Parkun Pionirski.

    Prani e pjesëtarëve të Xhandarmërisë është raportuar edhe pranë selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ), në një kohë kur kryeqyteti serb po përjeton një mobilizim të shtuar të forcave të sigurisë në ditën e zgjedhjeve.

    Lajmi Paraprak

    Interneti pushton përditshmërinë në RMV – 94% e popullsisë e përdor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë