Një familjeje katëranëtarëshe i duhen mbi 58 mijë denarë në muaj – ndërsa ministri Durmishi flet për ulje të çmimeve

    Për një familje katëranëtarëshe, shporta mesatare konsumatore e Ministrisë së Ekonomisë për shtatorin kushton 58.117 denarë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, thotë se shporta e ministrisë është ulur krahasuar me gushtin.

    “Për muajin shtator të vitit 2026 shporta mesatare konsumatoree ministris është 58117 denarë për një amvisëri 4 antarëshe ajo është e ulur për 358 denarë përkatësisht për 0.6 përqind krahasuar me muajin gusht por krahasuar me muajin janar është rritur për 1736 denarë.Për çmimet ne përdorim të dhëna e entit shtetëror të statistikës nga 8 qytete të dhëna nga 23 tregje të frutave dhe perimeve dhe çmimet nga 5 zinxhirë të mëdhenj tregtarë dhe 3 zinxhir rajonalë tregtarë”, deklaroi Besar Durmishi ministri i ekonomisë.

    Për dallim nga shporta e pushtetit, sindikatat kanë tjetër qasje në llogaritjen e shpenzimeve. Shporta minimale sindikale arrin në 69.432 denarë. Diferenca mes dy përllogaritjeve është 11.315 denarë

    “Shporta që e përgatit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, sipas profesorit që e harton atë, është shportë mesatare dhe jo minimale. Ndërkaq, Qeveria ka propozuar një shportë minimale, e cila është rreth 12 mijë denarë më e ulët”, tha Marjan Ristevski, Kryetar i KSOM-IT.

    Ndërkohë, shporta minimale sindikale për tetorin ka arritur në 70.358 denarë, për 926 denarë më shumë se në shtator. Për familjet që jetojnë me qira në një banesë prej 60 metrash katrorë, shpenzimet e përllogaritura arrijnë në 85.733 denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lista Studentore në Serbi: Kosova, pikëpyetja e madhe e një ndryshimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë