Institucionet pa zgjidhje – qytetarët në RMV përballë krizës së përditshme!

    Blerjet e përditshme po bëhen gjithnjë e më të vështira për qytetarët, të cilët thonë se çmimet e produkteve ushqimore po rriten, ndërsa të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet mujore. Ndërkohë Këshilli Socio-Ekonomik nuk arriti marrëveshje për shportën e konsumit. Mbetet e hapur çështja e masave konkrete për lehtësimin e shpenzimeve familjare.

    “Kanë rritje për çdo ditë çmimet çdo ditë hy në market të marrë dy bukë 1000 denarë shkojnë dhe se di ku shkojnë.00:20   00:24 Qumështi ka qenë 60 denarë tani është 78–80 denarë. Jo nuk mund të ja dalim jam i operuar nga zemra nuk mund të ia dalim.01:00 01:05 Qeveria i hyp çmimet nuk i hyp populli vet”, tha një qytetar.

    “Zakonisht këto gjëra i blenë bashkëshortja ime, prandaj unë nuk jam shumë në dijeni. Mund të ketë rritje të tilla, por nuk jam i sigurt. Në përgjithësi të gjitha produktet po shtrenjtohen dalëngadalë. Tani njeriu duhet t’i shtrijë këmbët sa e ka jorganin, pra duhet të ketë kujdes me shpenzimet dhe të jetojë sipas mundësive që ka”, tha një qytetar tjetër.

    “Në Evropë jemi në vend të parë me çmimet e larta unë jetoj në Gjenevë dhe çdo send është më shtrenjtë se në Gjenevë djathi atje 1 kilogram 6 euro këtu 500 denarë. Po qeveria duhet bëjnë diçka por ata nuk mendojnë për popullin që janë të varfër se me 300–400 euro është e vështirë me jetu”, theksoi qytetari.

    Sipas të dhënave të Eurostat-it në shtator të vitit 2026, çmimet e mishit në Maqedoninë e Veriut ishin 6,6 për qind më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkaq, çmimet e qumështit, djathit dhe vezëve shënuan rritje prej 3,5 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sërdanoviq i Listës Studentore: integrimi në BE dhe dialogu për Kosovën do të vazhdojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë