“Pas publikimit të lajmit në medie për keqpërdorimet që bëheshin nga narkomanët në oborrin e shkollës fillore “Kirili e Metodij”, tek baraka që ishte në këste vend janë ndërmarrë masa dhe është heq baraka nga ky vend, megjithatë, rreziku për nxënësit vazhdon edhe më tej të jetë prezent. Nën një me këtë rrethojë e cila nuk vendoset që të mbrohen nxënësit nga gropat e pishinave që janë atje, e dyta nga pamjet që patë, makinat vazhdojnë të parkohen në oborrin e shkollës e sidomos ca makina që madje parkohen në hyrje të shkollës”, thonë nga Alsat.
Drejtoresha e shkollës e cila me këtë rast u njoftua vetëm pasi u raportua në media tha se nga e hëna do të merren masa për pastrimin e oborrit të shkollës.
“Brenda vikendit do vijnë do e rrethojnë këtë pjesë dhe do dislokojnë panelet që janë këtu. Ditën e hënë oborri më do jetë pa asnjë veturë brenda dhe këtë ua siguroj një milion për qind sepse unë nuk kam çka të shpik këtu jemi për sigurinë e nxënësve dhe të hënën nuk do të ketë më këtu vetura”, ka deklaruar Sihana Kaba-Kasami, Drejtoresh ë SHF Kirili dhe Metodi.
Policia ka ndërmarrë masa për hetimin e rastit.
“Pjesëtarë nga SPB Tetovë morën masa dhe kanë dalë në vendngjarje dhe merren masat për zbardhjen e plotë dhe identifikimin e personave që kanë shfrytëzuar barakën për veprimtari ilegale”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.
Interesant është fakti se ashtu sikurse dje, drejtoresha e kësaj shkolle edhe sot me këmbëngulje pohon se shkolla ruhet nga dy policë gjatë procesit mësimor por që sipas saj janë civil, ndërsa e pyetur nëse sot janë brenda objektit të shkollës, e njëjta si për çudi, pikërisht sot, nuk i kishte parë brenda objektit, gjë kjo që mohohet nga policia e Tetovës se në këtë apo në ndonjë shkollë tjetër ka të angazhuar policë.




