Sulmuesi Edon Zhegrova është lojtari më i mirë i Juventusit për sezonin 2026/27, kjo konfirmohet edhe nga statistikat.
Skuadra italiane këta muajt e parë nuk është në formën më të mirë të mundshme, për t’u renditur në pozitën e shtatë në tabelë ndërsa po lufton edhe për trofeun e Ligës së Evropës.
Megjithatë, statistikisht lojtari më i shkëlqyer është Zhegrova, pra ylli i Kosovës të cilin klubi kërkonte ta shiste me çdo kusht në afatin kalimtar veror.
“SofaScore” ka publikuar notat e lojtarëve së Juventusit pas 10 xhirove në kampionatin italian, ku Zhegrova është vlerësuar me 7.23, pas vetëm Douglas Luiz, me 7.31.

Ndërkohë, Zhegrova po prinë me gola e asistime në Serie A për “Bianconerët” me nga dy sosh.
Anësori i Kosovës po prinë edhe për pasimet kyçe për ndeshje me mesatare prej 1.8. Driblime të suksesshme prej 1.5, si dhe dy shanse të mëdha të krijuara, pas vetëm Luiz me katër sosh.
Kësisoj, statistikat po ia bëjnë të qartë Luciano Spallettit se vendimet e tij për ta lënë jashtë Zhegrovës nuk janë të duhura, ndërsa edhe mediat italiane së fundmi kanë kritikuar teknikun italian.



