LSDM-ja propozon debat mbikëqyrës në Kuvend për Alta Bankën, çfarë parash futi dhe si erdhi në Maqedoni, a u respektuan të gjitha procedurat dhe cila ishte prejardhja e parave. Nga partia opozitare po ashtu propozojnë interpelancë për Guvernatorin Trajko Sllavevski. Kreu i partisë Venko Filipçe thotë se prej një viti kanë paralajmëruar për rrezikun nga investimi i Alta Bankës për të cilën thonë se është themeluar nga njerëz të afërt me Vuçiqin, me para nga marrëveshje kriminale dhe tregtia me drogë.
“Edhe Financial Times e përfshruan si bankë të favorizuar nga rusët. A mban dikush llogari çfarë kapitali hyn në shtet, a e ka dikush parsysh se hyn kapital në shtet që mund të jetë i lidhur me transferta parashë pas fillimit të luftës kur rusët dhe bankat e tyre janë vendosur në sanksione? Si do t’i tërheqin paratë qytetarët? Përse Guvernatori thotë se edhe pasi nuk mund t’i tërheqin paratë, qytetarët përsëri e kanë për detyrë të paguajnë kreditë. Paramendoni! Çfarë pafytyrësie. A është kontrolluar prejardhja e parave para se kapitali të hyjë në vend, a ka konfirmim për prejardhjen e parave? A ka pasur transakcione pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi?”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së
LSDM-ja kërkon të kontrollohen edhe transakcionet që kompanitë bëjnë sot përmes Alta Bankës, kur qytetarët nuk mund të bëjnë më asnjë transakcion.
Sipas VMRO-DPMNE-së, sistemi bankar në Maqedoni është stabil, institucionet kompetente i kanë ndërmarrë të gjithë masat për mbrojtjen e kursyesve, investitorëve dhe qytetarëve. Si kundërpërgjigje, ata kujtojnë rastin e Eurostandard Bank në kohën e LSDM-së.
“Përfundoi koha e LSDM-së kur u dështonin banka, si Banka Eurostandard, kurse personat përgjegjës në vend që të mbrojnë interesat dhe paratë e qytetarëve, punuan për interesat e tyre. I tillë është shembulli i Ministres së atëhershme të Financave nga radhët e LSD-së, Nina Angelovska, e cila duhej të mbronte kapitalin e qytetarëve, kursimtarëve dhe investitorëve, por shikonte vetëm të shpëtonte paratë e veta”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Por LSDM-ja shton se çdo paralele me Eurostandard bëhet për të hequr fokusin nga skandali i pushtetit me Alta Bankën dhe pasojat që rëndojnë mbi qytetarët. /Alsat/





