Eksodi i popullsisë nga Maqedonia e Veriut ka ngjallur debat në ClickPlus në TV21. Blerim Sejdiu nga VLEN akuzoi Arta Bilalli Zendelin se gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së, nuk është realizuar asnjë pikë e programit të premtuar, ndërkaq akuzoi edhe për eksod të 70% të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.
Zendeli iu përgjigj duke i propozuar që t’i kthejë VLEN-i.
Blerim Sejdiu: ti, për në program mund të flasësh për BDI-në që nuk e ka realizuar në asnjë mandat qeveritar, prej vitit 2002. Ne e dimë që BDI asnjë pikë të asnjë programi nuk ka realizuar. Ne jemi ndryshe. Çfarë ka bë BDI-ja?
Bilalli-Zendeli: kur ka hy (BDI) në pushtet, administrata ka qenë me 2% dhe në fund e ka lënë me 23% dhe me kryeministër shqiptar.
Sejdiu: kemi 70% eksod të shqiptarëve nga Maqedonia.
Bilalli-Zendeli: bujrum, ju kthejini.
Blerim Sejdiu: ju i keni përzënë e t’i kthejmë ne? Ne t’i kthejmë? Tani thua ne t’i kthejmë?
Bilalli-Zendeli kritikoi Sejdiu se VLEN nuk ka realizuar asgjë nga programi i saj, ndërkaq Sejdiu iu kundërpërgjigj duke thënë se ky koalicion ka realizuar më shumë se që ka premtuar.
“A e keni në program Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? Ja, po të tregoj, e keni. A e dini si e keni? Në program dhe si është në Ligj, nuk ka aspak lidhje”, tha Bilalli-Zendeli.
“Ne jemi të parët në Qeveri nga shqiptarët që kemi realizuar më shumë se që kemi premtuar”, iu përgjigj Sejdiu.





