Hekurudhat e RMV-së me mbi 109 milionë euro borxhe, qindra vagonë jashtë qarkullimit

    Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar disa parregullsi në punën e “Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut-Transporti”. Sipas auditorëve, investimet kapitale të bëra në këtë shoqëri aksionare nuk figurojnë si pasuri të paluajtshme, investim që ka kapur vlerën rreth 2 milion euro. Projekti ishte financuar nga Banka Evropiane për Zhvillim.

    “Në librat afaristë të shoqërisë nuk janë evidentuar si pasuri të paluajtshme dhe për to nuk është llogaritur dhe njohur shpenzimi i amortizimit”, thanë Enti Shtetëror i Revizionit.

    PASURITË E PALUAJTSHME NUK JANË EVIDENTUAR

    Gjendja me parkun e mjeteve mbetet e rënduar. Sistemi hekurudhor funksionon me 30 për qind të kapaciteteve pasi pjesa më e madhe e vagonëve janë jashtë qarkullimit.

    “Nga gjithsej 1.382 vagonë mallrash, vetëm 378 kanë revizion të vlefshëm, ndërsa 1.004 vagonë mallrash janë jashtë qarkullimit. Shoqëria disponon me 62 lokomotiva, nga të cilat vetëm 9 janë funksionale, si dhe 16 garnitura të trenave të udhëtarëve, nga të cilat 5 janë funksionale, dhe 47 vagonë për udhëtarë, nga të cilët vetëm 2 janë në qarkullim të rregullt dhe përdoren për realizimin e transportit të udhëtarëve”. citoi Enti Shtetëror i Revizionit

    NGA 1.382 VAGONË, VETËM 378 JANË FUNKSIONAL
    NGA 47 VAGONË PËR UDHËTARË, VETËM 2 NË QARKULLIM

    Në fushën e menaxhimit të derivateve të naftës, revizioni konstatoi trajtim të papërshtatshëm, joracional dhe të pasigurt gjatë pranimit dhe dhënies së naftës, i cili mund të rrezikojë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe mjedisin jetësor. Në pjesën e të ardhurave, revizorët kanë konstatuar se shoqëria funksionon me humbje, borxhi i të cilës arrin në 109 milion euro.

    “Shoqëria vazhdimisht realizon humbje nga veprimtaria e saj. Humbja e përgjithshme arrin përkatësisht 109 milion euro”, citoi Enti Shtetëror i Revizionit.

    HEKURUDHAT FUNKSIONOJNË ME HUMBJE
    BORXHI ARRIN MBI 109 MILION EURO

    Raporti përfshinë edhe mungesën e menaxhimit efikas me resurset njerëzore, përkatësisht punësimet pa status të rregulluar, vonesën e pagave dhe mosrespektimin e sistemit mbi përllogaritjen e pagave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    1,1 milion euro garanci për lirinë – Gjykata vendos të lirojë nga paraburgimi ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajramin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë