Pse samiti i NATO-s nuk mbahet në Tiranë? në 2027

    Beqir SINA – New York 

    Në kushtet e protestave që zgjasin gjashtë muaj dhe kritikave për shpenzimet e mbrojtjes, kryeministri Edi Rama e përdori samitin si simbol të suksesit diplomatik dhe legitimimit ndërkombëtar.

    Por, në Dublin, ai “përgënjështroi” vetveten

    Në deklaratën e Samitit të Hagës më 25 qershor 2025, liderët e NATO-s shkruan se prisnin takimin e radhës në Turqi në 2026, të ndjekur nga një takim në Shqipëri.

    Ky ishte vendim kolektiv i Këshillit të Atlantikut të Veriut.

    Shqipëria u emërua mikpritësja e samitit pas Ankarasë. Pas samitit të Ankarasë në korrik 2026, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte konfirmoi se samiti i ardhshëm do të mbahej në Shqipëri, por pa caktuar datë.

    Rama e paraqiti menjëherë këtë si vendim të qartë për 2027 dhe e lidhi me takimet e tij me Rutte.

    Nga Dublini, më 12 nëntor 2026, Rama, deklaroi se ende nuk ekziston qëndrim i përbashkët për kohën e samitit dhe se me siguri nuk do të zhvillohet në 2027.

    Ai shtoi se, nëse do të ketë samit në 2028, ai do të mbahet në Tiranë.

    Një zyrtar i NATO-s konfirmoi të njëjtën ditë se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri, por data ende nuk është vendosur, sipas tij.

    Reuters raportoi qysh në qershor 2026 se planet për Tiranën ishin vënë në dyshim për shkak të rezistencës së administratës Trump dhe pakënaqësisë së disa anëtarëve ndaj nivelit të ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen.

    Ndërsa, ekspert dhe komentator politik thanë se NATO po shqyrton edhe mundësinë e braktisjes së praktikës së samiteve vjetore, një ndryshim që do të shmangte një takim potencialisht të tensionuar me presidentin amerikan.

    Diplomatët thonë se Aleanca mund të organizojë një samit me njoftim të shkurtër edhe në 2026, por jo në Tiranë.

    Sipas procedurës së NATO-s, vendet anëtare ofrojnë vullnetarisht të pretin samitin. Këshilli i Atlantikut të Veriut vlerëson ofertat dhe vendos me konsensus. Nuk ekzistojnë kritere formale me sistem pikësh, por vlerësohen kapacitetet logjistike, siguria, infrastruktura dhe vullneti politik.

    Zakonisht nuk shpallet konkurrencë e hapur.

    Në rastin e Shqipërisë, deklarata e Hagës e emëroi drejtpërdrejt si mikpritëse pas Turqisë, pa përmendur kandidatë të tjerë. Shqipëria, ofroi vullnetarisht të pretë samitin dhe bëri lobim diplomatik për të siguruar vendimin e Hagës.

    Samitet e NATO-s vendosen ad-hoc sipas nevojave politike dhe të sigurisë. Frekuenca është rritur pas 2022, por nuk është detyrim vjetor.

    Rama e përdori këtë njoftim si arritje personale për dy vjet, duke e shitur te shqiptarët si sukses të qeverisë dhe instrument propagandistik. Që nga fillimi i protestave, ai e ngriti samitin si legitimim ndërkombëtar.

    Mirërpo lind pyetja: pse tani u dorëzua para lajmit të Reuters që paralajmëroi qysh në qershor? Pse në Dublin përgënjeshtroi vetveten, kur më parë e lidhte qartë me emrin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe vitin 2027?

    Në Hagë u përmend Shqipëria, pas Turqisë, por pa vit. Në Ankara, Rutte tha “në Shqipëri”, por pa datë.

    Deklarimi i qartë për 2027 erdhi kryesisht nga ana shqiptare. Mungesa e konsensusit dhe faktorët e raportuar nga Reuters, kanë bërë që 2027 të hiqet nga tavolina.

    Konspiracionet se amerikanët e kundërshtuan të parët gjejnë mbështetje të pjesshme te raportimi i Reuters, por vendimi është rezultat i mungesës së pozicionit të përbashkët të Aleancës.

    Megjithse, Shqipëria, mbetet vendi i caktuar për samitin e ardhshëm, por një gjë tani dihet dhe është ecqartë se 2027 e Kryeministrit të Shqipërisë është përjashtuar.

    E vërteta e konfirmuar nga vet Rama dhe NATO është e thjeshtë, se nuk ka konsensus për 2027. Në 2028, nëse , (gjithëmon, pra nëse se nuk dihet se çfarë mundet të ndodh) do të ketë samit, Tirana, edhe mundtet të mbetet kandidati.

    Gjithçka tjetër deri në 2028 mbetet spekulim derisa Aleanca të vendosë datën dhe vendin zyrtarisht. Panorama

    Lajmi Paraprak

    Pse nuk duhet t’i rritni fëmijët me ndëshkim fizik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë