Përfundon sezoni turistik në Strugë

    “Struga numëron turistët e fundit. Plazhet mbetën bosh kurse në një pjesë të bregut, ata që ende i drejtojnë plazhet, i mbledhin gjitha pajisjet urbane”.

    Në fillim të shtatorit, ata që shijojnë motin e ngrohtë dhe ujin e liqenit numërohen me gishta. Thonë se është më mirë kur nuk ka turma dhe nxitim dhe kur bukuritë e qytetit mund të shijohen vërtet. Më të shumtë ishin mysafirët vendas nga qytete të tjera, ndërsa numri i turistëve të huaj ishte mjaft i vogël, kryesisht nga Holanda ose Polonia.

    “Ashtu vendosëm, është pak më qetë sepse jemi me fëmijë të vogël dhe nuk ka turmë. Moti është akoma i mirë. Është e mrekullueshme tani për tani. Ngrohtë, mund të bëjmë dush. Çmimet janë të mira. Shëtitorja është ende e zënë. Vijmë këtu gati shtatë ose tetë vjet. Jemi këtu 3-4 ditë. Do të jemi një javë. A është uji i ftohtë? Presim që të vijë mesdita dhe pastaj të bëjmë not”.

    “Jemi nga Koçani. Struga është e bukur. Kështu pa rrëmujë  është edhe më e bukur. Nuk ka shumë lëvizje. Përndryshe, moti është i mirë, jo i përsosur, por është i mirë. “Uji është i ftohtë”.

    Edhe pronarët e bizneseve lokale thonë se mendojnë se qyteti është bosh, megjithëse shpresojnë që shtatori të jetë një muaj i mirë.

    Tani është më dobët. Por pritet një valë e re. Presim vizitë nga 10 – 15 shtatori. Që vijnë në kongrese dhe seminare. Ka rënie të madhe në punë. A ishit të kënaqur këtë verë, a kishte punë në Strugë? Filloi shumë vonë për shkak të krizës me koronën. Në mënyrë efektive filloi nga 20 korriku, por pastaj ra përsëri ndjeshëm”, tha Mirko Kocaroski, pronar varke.

    Hotelierët thonë se aktualisht, shumica e objekteve janë rreth 30% të mbushura. Kishin mysafirë që qëndruan me ndihmën e kuponëve të turizmit, ndërsa pjesa tjetër ishin kryesisht mysafirë vendas dhe një numër shumë i vogël të huaj. Ata thonë se nëse masat nuk shtrëngohen, atëherë shpresojnë që pas 15 shtatorit të realizohen kongrese dhe seminare, të cilat do të zgjasnin sezonin. Megjithatë, ekziston një problem si në Strugë ashtu edhe në Ohër, për shkak të masave për dorëzimin e testit PCR ose certifikatën e vaksinimit për të hyrë në vend, një pjesë e mirë e atyre që donin të vinin nga jashtë, i kanë anuluar aranzhimet./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zjarret dëmtojnë bujqësinë në rajonin e Pollogut, shkaktar faktori njeri

    Lajmi i rradhës

    Si bëjnë guacat margaritarë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë