Kjo është mosha e viktimave që vdiqën nga zjarri në spitalin modular në Tetovë

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka zhvilluar një konferencë për media në orët e pasdites, në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Spitalin Modular në Tetovë.

    “Akoma vazhdojnë hetimet, kërkojë të kemi durim dhe të presim informatat zyrtare”, deklaroi Filipce, duke raportuar që gjithsej në Spitalin Modular kanë qenë 26 pacientë, 2 mjek dhe 4 motra mjekësore.

    Filipçe raportoi që 12 pacientët që janë evakuuar janë të shtrirë në Spitalin e Tetovës dhe janë në gjende stabile, ndërkohë është kryer obduksioni për 14 personat e vdekur.

    Ai në lidhje me vonesën e raportimit, sqaroi që pikërisht konfirmimi i të dhënave është arsyeja e vonesës, duke njoftuar që të vdekurit janë të moshës nga  29 deri 79 vjet.

    “Më lejoni të tregoj se nga përgjegjësia as nuk iki e as nuk do të iki, por do të insistoj dhe do të pres që të mbarojë hetimi. Për shkak edhe kjo periudhë ka nevojë për menaxhim”, deklaroi Filipçe në lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij, duke premtuar që “absolut, pas mbarimit të hetimit, do të marrë këtë vendim, a do të jap dorëheqje”.

    Në lidhje me çështjen se si janë lejuar familjarët e pacientëve të qëndrojnë në qendrat për kovid, ai vlerësoi që kjo është çështje që duhet të sqarojë Inspektorati.

    Lajmi Paraprak

    Të gjitha materialet në spitalet modulare janë të certifikuara

    Lajmi i rradhës

    A është normale që fëmijët të mësojnë gjuhë të huaja që në klasë të parë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë