Carovska: Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se modeli i mësimdhënies duhet të ndryshohet

    Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot deklaroi se incidenca e nxënësve të infektuar me koronavirus është shumë e ulët dhe se për momentin nuk ka indikacione për ndryshim të modelit të mësimit. Carovska theksoi se në rast se keqësohet gjendja epidemiologjike, institucionet janë të gatshme që të vazhdojnë mësimin online.

    “Dje, numri i nxënësve pozitivë në shkollë ishte 0.01, që do të thotë se ka më pak të infektuar në krahasim me të hënën. Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se modeli i mësimdhënies duhet të ndryshohet, por në momentin që marrim paraqiten tregues për të ndryshuar modelin, ne jemi gati ta bëjmë këtë”, deklaroi Carovska.

    Lajmi Paraprak

    ‘Ti po vret të gjithë intelektualët, me çfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me këpuctarët dhe teneqexhinjtë’

    Lajmi i rradhës

    Rekord botëror: I riu italian mësoi përmendësh numrat e 630 shifrave për pesë minuta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë