“Maqedonia po përballet me tundime të mëdha, kjo është koha më e rrezikshme pas Luftës së Dytë Botërore,” tha ish -presidenti Gjorge Ivanov në organizimin e ASHAM gjatë një fjalimi online, përcjell Nistori.
Ai kritikoi marrëveshjet e nënshkruara me Bullgarinë dhe Greqinë.
“Inteligjenca maqedonase e tha qartë kur filloi depersonalizimi i atdheut, depersonalizimi i Maqedonisë. Kjo nuk është vetëm çështja me marrëveshjen greke të Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë. Ai proces qëllimisht filloi të realizohej në dhjetëvjetorin e shtetësisë së Maqedonisë. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, tha ish -presidenti Gjorge Ivanov, sipas të cilit kjo është ndoshta koha më e rrezikshme për vendin pas Luftës së Dytë Botërore. Qeveria aktuale po bën pazare me ata që kundërshtojnë ekzistencën dhe vetëvendosjen tonë”, tha Ivanov.
Ai tha se qeveria aktuale nuk e lexon “Për çështjet maqedonase” të Misirkovit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për frikë “për shkak të shqetësimit të vet të ndërgjegjes, sepse gjithçka që është dëmtuar dhe ndotur është dhe do të jetë e shenjtë për maqedonasit dhe Maqedoninë”. /Nistori/