Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se deri në orën 19:00 të ditës së sotme ka pranuar një numër kallëzimesh për vepra penale të mundshme të kryera gjatë procesit zgjedhor to sotëm. Bëhet fjalë për kallëzime për grisje të fletëvotimit, agjitacion, organizim transporti për votim, etj., përcjell Nistori.
Prokuroria thotë se vetëm në disa raste janë vërtetuar elemente të kryerjes së veprës penale që lidhet me zgjedhjet. Procedurat ndaj këtyre rasteve do të vazhdojnë pas zbardhjes së plotë të ngjarjeve. /Nistori/