Xhaferi: Do të dëshmojmë se anëtarësimi jonë në BE do të forcojë Unionin

    Ne, si vend kandidat pë anëtarësim në BE dhe vendet tjera nga Ballkani Perëndimor jemi përfshirë në debatin për ardhmërinë e Europës, me qëllim që t’i konfrimojnë aspiratat tona për anëtarësim, të japim kontribut për përaprimin e projektit evropian dhe të dëshmojmë se anëtarësimi i jonë në mënyrë shtesë do ta përforconte Unionin , tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë fjalimit të tij në Athinë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të AP të Këshillit të Europës, përcjell Nistori.

    “Këshilli i Europës, më shumë se 70 vite, përmes zhvillimit të sistemit unik të konventave, ndihmon në mënyrë thelbësore në përmirësimin e funksionimit të institucioneve demokratike në Europë, për zhvillimin e sundimit të drejtës dhe mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të gjitha qytetarëve evropianë.  Dhe sot, kur bota është drejtuar para sfidave të vështira, Këshilli është akoma më shumë i nevojshëm se kurdoherë, që të mundemi me sukses ti tejkalojmë ato, dhe me këtë rast të evitojmë krijimin e vijave të reja të ndarjes, që ta krijojmë bashkë ardhmërinë e qytetarëve të Evropës, në pajtim me vlerat, nevojat dhe pritjet evropiane”, tha Xhaferi.

    Ai më tej shtoi se si duket ngadalë po dalim nga kriza e pandemisë dhe është koha për të bërë një pasqyrë se ku jemi dhe ku duam të shkojmë bashkë në vitet në vijim. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Kosovës po i shtohen ushtarë që janë të gatshëm për t’i shërbyer atdheut

    Lajmi i rradhës

    Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e huaj shkaku i aktivistit – por, kush është Osman Kavala që po i shkakton kokëçarje presidentit turk?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë