Federata Ndërkombëtare e Boskit amator, përmes një kumtesë konfirmoi se është duke biseduar me drejtuesit e Federatën e Boksit të Serbisë, për të lejuar boksierët nga Kosova, që të marrin pjesë në Botërorin e Boksit, i cili nga 24 tetor e deri më 6 nëntor do të zhvillohet në Beograd.
Ditë më parë Komiteti Olimpik i Kosovës, konfirmoi se ekspedita me boksierët kosovar, dy herë është kthyer për shkak të simboleve të Kosovës edhe pse Kosova është anëtare e plot e Federatës së Boksit. “Federata e Boksit të Kosovës është anetare e plot e Federatës Ndërkombëtare të Boksit nga viti 2014 dhe pritet që të merr pjesë në Botërorin e ardhshëm,” thuhet në kumtesën e Federatës Ndërombëtare të Boksit, e cila ka kërkuar që delegacioni i Kosovës të trajtohet si çdo anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar.
Aurelien Tchouameni zyrtarisht lojtari i Real Madridit
Mesfushori Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme. Los Blancos ka…