Garë për qytetin e Shkupit | Shilegov dhe Arsovska vazhdojnë fushatën

    Kandidatët për qytetin e Shkupit, kanë vazhduar me prezantimin e programeve parazgjedhore. Kandidati i LSDM-së, Petre SHilegov premtoi renovimin e planetariumit që ndodhet në Qendrën Kulturore për të Rinj, i cili është i vetmi në vend dhe ku fëmijët mësojnë për astronominë dhe universin.

    Vendin e preferuar të adhuruesve të universit në Shkup dhe vendi ku fëmijët e të gjithë vendit tonë mësojnë për bazat e astronomisë, e pajisim me teknikë bashkëkohore dhe bëjmë rikonstruktim të plotë të hapësirave, rinovim të interierit dhe sistemit për ventilim. Me këtë investim kapital Qendra Kulturore për të Rinj do të krenohet pranë të gjitha qyteteve të tjera në Evropë dhe do të jetë reprezente në vitin 2022 i cili është shpallë viti i rinisë – deklaroi Petre Shilegov, Kandidat i LSDM.

    Ndërsa kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, e cila mbështetet edhe nga VMRO-DPMNE, premton se do të bëjë modernizimin e shkollave të Qytetit të Shkupit.

    Atë që si kryetare e ardhshme e Qytetit të Shkupit dëshiroj ta potencoj dhe për të cilën do të obligohem është se pas marrjes së këtij funksioni, qyteti do të jetë udhëheqës në ndërtimin e infrastrukturës arsimore moderne dhe kushte bashkëkohore për mësimin e fëmijëve tonë. Modernizimi i të gjithë shkollave do të bëhet mbi atë parim, me të cilin punohet në pajtim me standardet e BE-së, me qëllim përmirësimin e kushteve për mësim dhe me qëllim krijimin e arsimit në Shkup që do të jetë i denjët për shekullin XXI – u shpreh Danella Arsovska, Kandidate për Qytetin e Shkupit.

    Arsovska premtoi edhe ndërtim të sallave multi funksionale në shkollat e Shkupit si dhe biblioteka të reja./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sinqeriteti i Edi Ramës dhe “vetmia” e Gjergj Fishtës

    Lajmi i rradhës

    KSHZ: Të vlefshme do të llogariten edhe fletëvotimet e pavulosura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë