Pendarovski nuk është i njoftuar zyrtarisht për dorëheqjen e Zaevit

    Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, siç njoftojnë nga Kabineti i tij, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, që tërheq dorëheqjen e gjithë qeverisë. Nga atje nënvizojnë se pasi të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve pas konsultave do t’i ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend.

    “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht nuk është i informuar nga kryetari i Kuvendit se kryetari i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, që tërheq edhe dorëheqjen e komplet qeverisë. Kur do të njoftohet për dorëheqjen eventuale, presidenti në bazë të afatit kushtetues prej 10 ditëve, pas konsultave të kryera do ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë partisë apo partive të cilat kanë shumicën në Kuvend”, njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.

    Lajmi Paraprak

    Rama dhe Vuçiq mbetën vetëm në nismën ‘Ballkani i Hapur’ pas dorëheqjes së Zaevit

    Lajmi i rradhës

    Spitali i Ohrit ka mbetur pa repartin e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë