Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë daljes nga kuvendi në një prononcim për media tha se veprimi i deputetit Kastriot Rexhepi ka ndodhur pa vullnetin e tij dhe se përderisa nuk ka ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me të, Rexhepi e ka bërë jo me vullnetin e tij, përcjell Nistori.
“Lëvizja Besa qëndron e palëkundur në rënien e këtij regjimi, i cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet. Sa i përket qëndrimit të deputetit Kastriot Rexhepi, deri tash nuk kam vendosur komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti kundër vullnetit të tij të jetë i ndaluar përderisa nuk kam qëndrim të tij me fytyrë apo me zë, ku ai deklaron se është pozicioni i tij dhe këtë e ka në bazë të pozicionit të lirë”, deklaron Kasami.
Dyshimet se e ka kërcënuar dikush deputetin Rexhepi, Kasami shtoi se ai këtë qëndrim e ka pa vullnetin e tij përderisa nuk kemi qëndrim të kundërt dhe për këtë ai është në komunikim me institucionet e vendit dhe ndërkombëtarët.
Përndryshe, deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën parlamentare ku është duke u mbajtur seanca për rrëzimin e Qeverisë, ku për rrjedhojë e bën të pamundur krijimin e shumicës së deputetëve prej 61 dhe nga kjo nuk bie qeveria. Mirëpo, debati në seancë do të vazhdojë dhe shumica kanë kohë ta bëjnë deri në ora 12AM.