Thaçi: Shumica parlamentare i ka 61 deputetë

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka deklaruar se shumica parlamentare i ka 61 deputetë dhe jo 59, përcjell Nistori.

    “Deputet ka 61. I kemi 61, nuk diskutohet. Këta që i përmendët janë problem. Udhëheqësit e atyre edhe këta edhe të tjerët, bashkë me matrapaz si Azemi, Ziadini, Bilalli. Dje u rreshtuan në skuadrilën e ekzekutimit të rrugës drejt perëndimit. Unë mendoj se do të jetë e panevojshme që të flitet me këta njerëz, por qeveria i ka mbi 61.”, ka deklaruar Thaçi.

    Përndryshe, dje dështoi mocioni për votëbesimin e qeverisë, sepse mungonin numrat për shkak se deputeti Kastriot Rexhepi nga radhët e Lëvizjes Besa nuk ishte i pranishëm të jetë pjesë e numrit 61. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ecë e mos u ndje i turpëruar pas gjithë këtij perversiteti politik!

    Lajmi i rradhës

    Filozofia e krizës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë