Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ditë më parë realizoi takim me qytetarët e komunës së Dibrës ku të dielën me 14 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, përcjell Nistori.
Në takimet me qytetarët, kryetari Ahmeti ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit të komunës së Dibrës, duke ftuar ata që të votojnë për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka dhe të mbështesin programin e tij zgjedhor i cili dukshëm do të përmirësojë cilësin e jetës së qytetarëve.
“Të gjithë qëndrojmë prapa kandidatit tonë dhe porojekteve që ai i prezanton para jush. Dhe të gjitha këto projekte do të realizohen sepse Duka dhe ekipi i tij e ka mbështetjen e BDI-së dhe qeverisë proeuropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Ahmeti. /Nistori/
“Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke, kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake”
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj shakasë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me kryeministrin e…