Komisioni kundër korrupsionit rekomandon që institucionet ta tërheqin nga përdorimi sistemin balancues i cili gjatë punësimeve në institucione ndihmon për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në baza etnike.
Kjo për shkak se, siç deklaron kryetarja e komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska, në këtë institucion kanë arritur numër i madh i lëndëve me raste kur kandidatët për punësim, e kanë ndryshuar nacionalitetin, me qëllim që t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga balancuesi e të punësohen.
Ivanovska ka përmendur edhe rast konkret ku është konstatuar se në Agjencinë për Punësim, një kandidat maqedonas, është pranuar në punë si shqiptar.
Ministri Osmani sot para Komisionit parlamentar për Politikë të jashtme
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do t’u drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme…