SPB Tetovë e konfirmon vendimin e Kasamit: Komuna është paralajmëruar dy herë për korsinë e biçikletave, edhe atë për vendosje të paligjshme

    Policia e Tetovës ka konfirmuar se ka reaguar në Komunën e Tetovës për vendosjen e paligjshme të shtyllave përgjatë korsisë së shënuar të biçikletave me ngjyrë të kuqe në bulevardin “Ilindenska”, të cilat sot me urdhër të kryetarit të ri kanë filluar të hiqen.

    Korsia e biçikletave është vendosur në prill të këtij viti gjatë kohës kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi. Policia ka dërguar dy herë vërejtje, pas së cilës ka iniciuar procedurë kundërvajtëse.

    “Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, për dy raste gjatë këtij viti ka dërguar paralajmërime përkatëse me shkrim për rregullimin ligjor të formësimit të shtegut të ri të biçikletave në Tetovë. Edhe pas mosveprimit adekuat ndaj dy vërejtjeve, SPB Tetovë në muajin prill ka paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik dhe përgjegjës”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

    Përndryshe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot i ka larguar shtyllat e korsive për biçikleta në Tetovë. Ai poashtu para medias theksoi se sot gjenden aty për të përmirësuar një gabim të ish-kryetares Teuta Arifi, pasi shtegun e biçikletave e ka realizuar në kundërshtim me ligjin. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Komisioni kundër korrupsionit kërkon shfuqizimin e balancerit

    Lajmi i rradhës

    Ajri i ndotur përsëri problem i theksuar për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë