Një banor i fshatit Disan i Poshtëm ka vdekur nga lëndimi që ia ka shkaktuar një derr i egër të cilin e ka qëlluar me pushkë, por nuk e ka goditur, konfirmojnë për MPB, përcjell Nistori.
“Në SPB Velesi është raportuar se dje rreth orës 08:00 në afërsi të fshatit Veshje-Negotinë, gjatë gjuetisë së një derri të egër, T. T. (1971) nga fshati Disan i Poshtëm, ka gjuajtur ndaj një derri të egër, por nuk ka arritur ta godasë, më pas është sulmuar nga derri duke i shkaktuar plagë të rëndë dhe më pas ka vdekur gjuetari”, sqaron MPB. /Nistori/